Aktualitet

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Manjola Xhaxho kalon vettingun

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho kalon procesin e Vetting-ut dhe rikonfirmohet në detyrë. Vendimi u mor sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese e KPK-së njoftoi se nuk i gjeti probleme me pasurinë. Gjithashtu, Xhaxho mori vlerësim pozitiv profesional. Njëherazi, gjykatësja është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.