Aktualitet

Goditet grupi i “Eskobarit Shqiptar” në Turqi, trafikuan 8.4 ton kanabis

Trafikuan 8.4 ton kanabis, goditet grupi kriminal i Met Kananit, i njohur në Turqi si Eskobari shqiptar. Falë operacionit antidrogë “Precizioni” të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me ndërkombëtarët, u arrestuan 15 persona në Shqipëri dhe 4 jashtë vendit tonë. Gjatë operacionit u bllokuan edhe asete pasurore ndër to edhe automjete luksoze.