Sport

Granit Xhaka shtang Premier League, mbi 100 km vrapim në 9 ndeshje!

Sunderlandi është një ndër skuadrat surprizë të këtij sezoni të Premier League dhe Granit Xhaka është lideri i saj në shumë aspekte.
Statistikat e fundit kanë habitur këdo, Granit Xhaka dhe Noah Sadiki po udhëheqin distancat e përshkruara në fushë deri më tani.

LEXO EDHE: Të gjithë po festonin, portieri shpërthen keq pas golit të radhës nga Jasir Asani!

Sipas të dhënave zyrtare, Xhaka kryeson listën me 100.83 kilometra të përshkuara, duke konfirmuar edhe një herë intensitetin dhe përkushtimin e tij. Menjëherë në vendin e dytë renditet Sadiki, me 100.14 kilometra, duke e bërë këtë dyshe dhe këtë repart, si pikën kyçe të Sunderlandit në ligën më të fortë të botës.

Në vendet pas tyre qëndron Elliot Anderson i Nottingham Forest me 99.98 kilometra, ndërsa ndër emrat e tjerë që spikasin janë Daniel Munoz (99.22 km), Sander Berge (98.49 km) dhe Morgan Rogers (97.90 km).

LEXO EDHE: Messi “shitet shtrenjtë”, kombëtarja afrikane paguan 10 milionë dollarë për…

Dinamika dhe ritmi i lartë i lojës së Sunderlandit kanë qenë vërtet mbresëlënës dhe ka dhënë atë rezultat që sot ata ndodhen në vendin e katërt në klasifikim. Mesfusha e palodhur, presingu i vazhdueshëm dhe aftësia për të kontrolluar tempin e lojës kanë ndihmuar ekipin të rivalizojë me më të mirët.