Aktualitet Politikë

“GRATA NON-GRATA”/ Rama krahason përplasjet Berisha-Basha me mitikët “Tomi dhe Xherri”

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar përplasjet brenda PD-së mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës si filmi i animuar “Tomi dhe Xherri”.

Ai ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Tik Tok” të një sekuence nga filmi vizatimor, ku personazhet i punojnë rrengje njëri-tjetrit.

Kreu i qeverisë, në video i ka ironizuar Bashën dhe Berishën me fjalët “Grata-nongrata” si dhe “brava”, duke u nisur nga epitetet që ish-kryeministri i ka vendosur kryedemokratit.

“grataNONgrata, çeleNONmylle bravaNONbrava” – shkruan Rama në Tik Tok.

@ediramatiktok

#grataNONgrata#çeleNONmylle#bravaNONbrava#hapeNONhape

♬ original sound – EdiRamaTikTok