Horoskopi Lifestyle Pardon My French

Kthesa e madhe për Akrepin këtë: Pas 30 qershorit nis periudha e suksesit dhe e…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë astrologia Denisa Shyle, e cila ka bërë një parashikim të detajuar për 12 shenjat e horoskopit gjatë sezonit të verës. Ajo ka zbuluar se cilat janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike që do të ndikojnë në jetën e secilës shenjë, duke u ndalur te çështjet e dashurisë, financave, familjes dhe karrierës. Çfarë rezervojnë yjet për muajt në vijim? Denisa i analizoi të gjitha në detaje.

Akrepi

Shenja e Akrepit gjatë kësaj vere ndikimin shumë të fuqishëm do ta ketë deri në datë 30 qershor në lidhje me fatin që ka në përgjithësi sepse personat heqin dorë nga fanatizmat që i kanë mbajtur mbrapa. Pas kësaj date e kanë detyrimisht më të thjeshtë sepse të gjithë atë procedurë që duhet ta bënin e kanë bërë në lidhje me këtë temë, si rrjedhojë futen në fazën ku ndikimet në lidhje me karrierën janë shumë herë më të mëdha, zmadhohen dhe aftësitë që ata kanë dhe arrijnë që të përdorin shumë herë më tepër efikasitetin që ata kanë. Si rrjedhojë bien më tepër në sy dhe kjo gjë normalisht që ju krijon atyre një stabilitet shumë të madh. Tani janë futur vërtet në periudhën që rriten, plus kemi një ndikim që është vërtet pozitiv që të gjej vërtet partnerin e tij ose të saj të jetës, këtu bëhet fjalë vërtet për martesë lidhje të cilat janë aktuale kalojnë një stad më lart dhe krijojnë një jetë me më tepër begati. Bëhen persona tek të cilët mund të mbështetesh. Kjo vlen edhe për partneritetet në punë. Shenje e Akrepit verën e ka një verë pune, ësht) diçka pozitive në këtë rast por duhet ta marrë me moderitet nuk duhet ta ekzagjerojnë. Nëse ndodh që ta ekzagjerojmë do të na rrëshkasin gjërat nga duart dhe nuk do të kemi mundësi që të bëjmë maksimumin tonë. Ndërkohë që nëse i marrim gjërat me qetësi duhet të kuptojmë që kemi kohë për t’i bërë të gjitha.