Bota

Greg Bovino: Italia ka nevojë për dëbime masive për të luftuar emigracionin ilegal!

“Jam me prejardhje italiane dhe Italisë i them këtë: keni shumë emigrantë të paligjshëm që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve. Duhet të kryeni deportime masive siç bëmë ne”.

Kështu tha Greg Bovino, tani në pension, por që luajti rol kyç në operacionin kontrovers të ICE në Minneapolis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, ish-zyrtari amerikan u shpreh:

E vetmja keqardhje ime është se duhet të kishim arrestuar dhe deportuar më shumë emigrantë të paligjshëm. Është e mundur të emigrosh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duhet që ta bësh sipas ligjit.

Lidhur me emigracionin e paligjshëm në Europë, Bovino tha se beson që situata paraqitet emergjente:

Shikoni Suedinë, për shembull. Dikur ishte një parajsë, ku të gjithë jetonin të sigurt. Tani është bërë kryeqyteti botëror i përdhunimeve të kryera nga emigrantët e paligjshëm. Edhe në vendin tuaj, (Itali) ka shumë emigrantë të paligjshëm, të cilët dëmtojnë qytetarët.

Sipas tij, zgjidhja do të ishte “deportimi masiv” e vuri në dukje se nuk ka opsione të tjera.

Siç po bëjmë ne (SHBA-të). Nuk ka alternativa.