Arrestohen në Greqi dy shqiptarët e burgosur që u arratisën 48 orë më parë në portin e Pireut. Xhulian Halili dhe Alfons Doçi u arrestuan pa bërë rezistencë në një apartament në Athinë, pasi policia theu derën e banesës. Halili është i dënuar përjetë për vrasjen e një fëmije 4-vjeç, ndërsa Doçi i dënuar me 25 vite burf për trafik droge. Ata ishin pjesë e një grupi prej 4 të burgosurish shqiptar që u arratisën gjatë transferimit.