Aktualitet

Greqi, heroinë dhe një sasi eurosh, arrestohet shqiptarja

Një shtetase shqiptare u arrestua në Selanik, e akuzuar për posedimin e një sasie të madhe heroine. Pas kontrollit të policisë në banesën e 35 vjeçares, u sekuestruan rreth 5 kilogramë heroine, 7 celularë, një peshore precizioni elektronike, dhe një shumë prej 8000 eurosh. 35 vjeçarja shqiptare do të dërgohet në prokurorinë e Selanikut.