Në rrugët e Athinës filluan protestat kundër marrëveshjes që Maqedonia të mbajë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Protestat u zhvilluan ndërsa ligjvënësit grekë po debatonin në Parlament mbi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, të kërkuar nga partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re. Marrëveshja Tsipras – Zaev është kundërshtuar edhe në Maqedoni nga opozita ndërsa Presidenti Gjorgje Ivanov ka thënë se nuk do ta nënshkruajë atë.