Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, bëri të ditur formulën me të cilën Greqia do të abrogojë përfundimisht ligjin e gjendjes së luftës me Shqipërinë, që formalisht është në fuqi që prej nëntorit 1940. “Do të kemi një dekret presidencial për abrogimin e gjendjes së luftës që është një skizofreni historike,”u shpreh Kotzias. Ai theksoi ekziston edhe një paketë marrëveshjeje që pritet të finalizohet me Shqipërinë për kufirin tokësor dhe piramidat. Kryediplomati grek i cilësoi “të mira” takimet e para të grupeve negociatore për marrëveshjen mbi zonat detare.