Rajoni

Grupi i Deputetëve, dikur pjesë e Vetëvendosje, me parti të re

Grupi i Deputetëve të Pavarur të Kosovës, dikur pjesë e Vetëvendosjes, paraqitën deklaratën e parimeve të partisë së re që do krijojnë. Mesohet se ajo do të marrë emrin Partia SocialDemokrate. Përfaqësuesit e saj thanë se qëllimi kryesor i forcës së re politike, do të jetë nxjerrja e Kosovës nga bataku ku është zhytyr për vite më radhë nga qeveritë e shkuara.