Eurokomisioneri për Zgjerimin deklaroi në një intervistë për Der Standard se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE. Referuar skeptikëve, Johanes Hahn shprehu bindjen se Franca dhe Holanda do të shohin gjithashtu “gotën gjysmë plot”. Ai tha se BE duhet të mbajë premtimin pas reformave që ka bërë Shqipëria, pasi në të kundërt, vendimi do të ndikonte edhe te vendet e tjera në rajon.