Celebrities Gossip Showbiz

Hajduti hyn në shtëpinë e Rio Ferdinand, momente paniku për ish-futbollistin anglez dhe familjen e tij!

Momente të frikshme kanë përjetuar ish-futbollisti anglez Rio Ferdinand, gruaja e tij shtatzënë dhe fëmijët e tyre, teksa të gjithë ishin në gjumë. Kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij kapën së fundmi një burrë të dyshimte duke u përpjekur të hynte në brendësi të rezidencës përmes dyerve të pasme të parkingut.

I moshuari 70-vjeçar dështoi dhe për një arsye të çuditshme zgjodhi të kalonte natën në kopsht, vetëm për t’u përballur me vetë Ferdinand të nesërmen në mëngjes. Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United sipas një raportimi nga “Daily Mail”, e ka mbajtur atë deri sa ka mbërritur policia.

Disa fqinjë, të cilët janë shumë të afërt me familjen e Ferdinand, u thanë gazetarëve:

Ishte një incident i frikshëm që i trembi shumë Rion dhe Kate. Është shqetësuese që dikush të hyjë kaq lehtë në shtëpi, por të dy e dinë se gjërat mund të jenë shumë më keq se kaq.