Autostrada Tiranë-Durrës do të hapet për fundjavë, për t’u rimbyllur të hënën në orën 06:00, që të vijohet me punimet në Maminas-Sukth. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia informojnë se nesër në mesditë, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas. Ndërprerja e punës në fundjavë synon lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet.