Rajoni

Haradinaj dhe Thaçi takojnë presidentin Macron

Presidenti i Kosovës dhe kryeministri Haradinaj zhvilluan një takim me presidentin francez Macron në sallën e mbledhjes në Sofje, ku ndodhen në kuadër të Samitit të Sofjes mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Hashim Thaçi shkruan në rrjete sociale, se patën një bisedë konstruktive me Shefin e Elizeut. “Takim i mirë me Macron që bashkë me Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian” shkruan presidenti kosovar.