Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se “Kosova synon anëtarësimin në NATO”. Haradinaj i bëri komentet pas zbulimit të memorialit për ushtarët e KFOR-it, që kanë humbur jetën në Kosovë. “Jemi gati të kontribuojmë për sigurinë dhe paqen në botë”, – theksoi shefi i Qeverisë së Prishtinës. Ndërkaq, zv.Shefi i NATO-s, John Manza, në emër të Sekretarit të Përgjithshëm, shprehu falenderime për ndërtimin e këtij memoriali në qendër të Prishtinës.