Rajoni

Haradinaj: Liberalizimi i vizave mund të arrihet deri në fund të vitit

Kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se Bashkimi Europian do të miratojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, deri në fund të vitit. Sipas tij, është me rëndësi të mos bëhen gabime, ndërsa theksoi rëndësinë që të dërgohen mesazhet e duhur politikë se “Qytetarët meritojnë lëvizjen e lirë”. “Ne prej Kosovës nuk do t’u dërgojmë vendeve të BE-së krim e emigrantë, por do të ketë shkëmbime”, tha Haradinaj.