Rajoni

Haradinaj: Lufta me Serbinë përfundon vetëm me njohje reciproke!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se lufta me Serbinë është mbyllur me ndërprerjen e luftimeve, por përmbyllja e luftës do të jetë vetëm atëherë kur të dy palët të njohin njëra tjetrën. Kreu i Qeverisë tha se njohja e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë dhe kjo është në interes të vendit. Ai tha se nuk duhet të frikësohen për t’u ulur në tavolinë dhe për të zgjidhur çështjen.