Kryeministri i Kosovës, priti një delegacion 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, që kishin shërbyer në Kosovë nga paslufta, si përfaqësues të NATO-s. Ramush Haradinaj vlerësoi delegacionin për mbështetjen dhënë në periudhat e transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcë të Sigurisë. Më tej, kreu i Ekzekutivit të Prishtinës theksoi se qytetarët që ai përfaqëson, meritojnë të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.