Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se “Kosova dhe Katalunja nuk kanë gjë të përbashkët, ndaj çdo analogji e tillë është e pakuptimtë”. Në një intervistë për të përditshmen madrilene “El Pais”, shefi i Qeverisë së Prishtinës shprehet se “Nuk mund të krahasohet dhuna nën regjimin e Millosheviçit me sundimin e ligjit spanjoll”.