Kryeministri Ramush Haradinaj u takua sot me ish ministrin e brendshëm austriak dhe europarlamentarin për axhendën euro atlantike të Kosovës, Fried’helm Frischenschlager. Haradinaj theksoi se Austria mbështet rrugëtimin e Kosovës në proceset euro atlantike sidomos procesin e liberalizimit të vizave. “Austria ka qëndruar përherë krah Kosovës në përpjekjet për liri e pavarësi, thotë Haradinaj.