Çiftet në Kinë po zgjedhin një mënyrë të pazakontë për të kaluar kohë bashkë, duke e kthyer takimin romantik në një aktivitet fitimprurës. Sipas raportimeve, gjithnjë e më shumë të rinj po angazhohen në atë që quhet “city work”, ku gjatë takimeve ata bëjnë shpërndarje ushqimi, duke kombinuar kohën cilësore me fitimin e disa të ardhurave shtesë.
Zakonisht, njëri nga partnerët drejton skuterin, ndërsa tjetri merret me aplikacionin dhe komunikimin me klientët, duke e ndarë punën në mënyrë të koordinuar. Për disa, kjo mënyrë është kthyer edhe në një lloj “testi” për marrëdhënien, pasi situatat gjatë punës tregojnë se si funksionon bashkëpunimi mes partnerëve. Shumë çifte raportojnë se punojnë vetëm disa orë në ditë, duke shtuar rreth 1,000 juanë në muaj në të ardhurat e tyre, ndërsa njëkohësisht forcojnë lidhjen mes tyre.
Marrëdhëniet janë thelbësore për jetën tonë, por shpesh njerëzit e kuptojnë shumë vonë se nuk janë me partnerin e duhur. Shenjat janë aty… vetëm se jo gjithmonë duken aq të qarta sa mendojmë. Ekspertët paralajmërojnë se disa sinjale të vogla mund të jenë në fakt tregues të fortë se një lidhje nuk është e shëndetshme, dhe se injorimi i tyre mund të kushtojë emocionalisht.