Avokati i ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri depozitoi sot kërkesën për apelimin e masës arrest në shtepi, të caktuar ndaj ish-deputetit nga gjykata. Maks Haxhija kërkoi heqjen e arrestit dhe hetimin në gjendje të lirë për Tahirin. Por ndërkohë kërkesë për ndryshimin e masës arrest shtëpie dhe caktimin arrest me burg ka bëre dhe Prokuroria e Krimeve te Rënda. Tahiri po hetohet në kuadër të rolit të tij të mundshëm në bandën e “Habilajve”, e akuzuar për trafik droge.