10 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në qytetin jugor të SHBA-së të New Orleans. Rruga është e famshme në lagjen franceze të New Orleans dhe ka të ngjarë të ishte e mbushur me turistë dhe vendas që festonin Vitin e Ri.
FBI-ja ka lëshuar një deklaratë ku thotë se personi që futi makinën në një turmë njerëzish është gjendur i vdekur dhe sulmi tashmë po hetohet si një “akt terrorizmi”, duke hedhur poshtë deklaratën që vetë FBI-ja bëri pak më parë.
Këtë mëngjes, një individ u fut me makinë në një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në New Orleans, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë”, thuhet në njoftim nga FBI. Deklarata shton se personi më pas gjet pa shenja jete, me shkakun e vdekjes që vazhdon të jetë i paqartë, thotë BBC. “FBI është agjencia kryesore hetimore dhe ne po punojmë me partnerët tanë për ta hetuar këtë si një akt terrorizmi”, thuhej në deklaratë.
Qyteti i New Orleans konfirmoi shifrat në një deklaratë në faqen e zyrtare të internetit dhe tha: “Njerëzit u sulmuan në një incident, ku pati dhe viktima, që përfshinte një automjet që u përplas me një turmë të madhe njerëzish në Canal dhe Bourbon Street”. Gjithashtu autoritetet kanë reaguar duke deklaruar se autori ka qëlluar edhe dy oficerë të policisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e francezëve rreth orës 03:15 të mëngjesit.