Aktualitet Lajmet e fundit Politikë

Hetimi pasuror, GJKKO miraton një tjetër urdhër-kontrolli ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj!

Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër-kontrolli për llogari të hetimit pasuror të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado, gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut, ambient që dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut, raportojnë mediat.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar paraditen e kësaj të mërkure nga agjentët e BKH, të cilët kanë administruar në këtë apartament dokumente, apo pajisje elektronike me vlerë për hetimin.

Gjykata lejoi që kontrolli të bëhej me qëllim zbulimin, administrimin dhe seku

Gjykata lejoi që kontrolli të bëhej me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje elektronike, celularë, lap top apo kompjuter personal.estrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje elektronike, celularë, lap top apo kompjuter personal.

Në fund të vitit të shkuar, kreu i Bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dëshmuan në ditë të veçanta për disa orë në SPAK në lidhje me hetimin pasuror të nisur nga prokurorët specialë. Më herët, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e kryebashkiakut, në apartamentin e vëllait të tij, Arbër Veliaj dhe studion e Ajola Xoxës në zonën e ish-Bllokut.

Ndërsa opozita e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash, kryeministri Edi Rama ka përsëritur në javët e fundit se ndaj kryebashkiakut të Tiranës po bëhet “një gjyq publik”.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për 4 akuza ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij dhe ka nisur të marrë deklarimet e personave që kanë dijeni në lidhje me këtë çështje.

Dyshimet e Prokurorisë së Posaçme kanë të bëjnë me faktin se familjarë të Veliajt kanë marrë përfitime të parregullta nga shoqëri apo individë që kanë pasur interesa të drejtpërdrejta me Bashkinë e Tiranës.

Po ashtu SPAK, ka dyshime edhe për lëshimin e faturave fiktive dhe tentativa për “injektim” në sistemin bankar të parave, origjina e të cilave është e dyshimtë.