Aktualitet

Debat në gjykatë, gjyqtari përplaset me avokatin e Veliajt për kamerat!

Është mbajtur sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Seanca nisi me fjalën e gjykatësit, ndërsa më pas fgolën edhe kryebashkiaku i Tiranës dhe avokati i tij, Plarent Ndreca.

Debati:

Gjykata: Lidhur me mungesën e KLP, çfarë mendimi ka pala paditëse?

Avokati Plarent Ndreca: Të vazhdojë pa praninë e palës.

Veliaj: KLP nuk kthen përgjigje, a ka vendim s’kanë kthyer përgjigje, siç urdhëroni dikë të fshijë filmimet, urdhëroni të vazhdojë ky proces, ky proces duhet të vazhdojë, kur nuk jepet informacion dhe nuk është mbledhur kurrë për të dhënë informacion.

Gjykata: Konstaton mungesën dhe vijon procesin në mungesë të përfaqësuesve të KLP. Keni kërkesë tjetër?

Plarent Ndreca: Nuk shquhem si profesionist për mungesë durimi, mënyra si trajtohet publiku dhe fakti si një efektiv rri te dera dhe ndalon hyrjen në një seancë publike. Nuk e di çfarë do punonjësi aty për të vlerësuar kush hyn apo jo, çfarë di kryesekretarja për të vlerësuar a hyjnë kamerat apo jo? ka kaluar çdo lloj mirëkuptimi dhe nuk gjej fjalë për këtë absurd që po instalohet. Gjykimi duhet të jetë në sytë e publikut dhe ju duhet ta vlerësoni udhëzimin e KLGJ, që në rastin e fundit ju thatë se kamerat nuk duhet të jenë prezent. Pse duhen lejuar KLGJ në aktivitetin e gjykatës?

Më pas, seanca u shoqërua me debate mes avokatit të Erjon Veliaj dhe gjyqtarit administrativ Hazbi Balliu për mos lënien e kamerave për të hyrë në proces.

Gjyqtari: Vendimmarrjen time goditeni pranë institucioneve, unë i referohem udhëzimit të KLGJ.

Ndreca: Jam jashtëzakonisht i qartë, kërkoj hapni procesin për publikun, nuk e kuptoj çfarë frike ka nga ky proces. Ke përballë prokurorin e republikës dhe presidentin  që kanë detyrim të japin llogari. Nuk është privilegj pjesëmarrja e publikut.

Gjyqtari: I referohem udhëzimit.

Ndreca: Referoju Kushtetutës.

Gjyqtari: Nëse palët do pranojnë.

Ndreca: Këtu s’ke asnjë palë private. I ke të gjitha shtet, kryetarin e bashkisë, presidentin dhe prokurorin.