Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën Administrative.
Aty pritet të zhvillohet seanca e radhës lidhur me padinë e kryebashkiakut, i cili kërkon shfuqizimin e dekretit për emërimin e prokurorit Ols Dado.
Gjykata Administrative ka refuzuar sërish kërkesat e gazetarëve për transmetimin live apo regjistrimin e plotë të seancës.
Sipas gjykatës, vendimi i mëparshëm i gjyqtarit Hazbi Balliu, i marrë më 8 maj, për ndalimin e transmetimit të drejtpërdrejtë mbetet ende në fuqi dhe nuk është ndryshuar.
Në të njëjtën linjë me seancat e mëparshme, kamerat do të lejohen vetëm në fillim të procesit për pamjet teknike dhe më pas gjatë shpalljes së vendimeve të ndërmjetme ose përfundimtare, por jo gjatë zhvillimit të debatit gjyqësor.