Art & Kulturë Live From Tirana

Horror i vendosur në realitetin e Tiranës sot, Genta Hodo sjell librin “Vorbulla”: Historia e një ‘sugar baby’…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Genta Hodo, për të folur mbi librin e saj të sapo publikuar “Vorbulla”. Cila është risia që Genta sjell me këtë vepër?

Çfarë lloj zhanri është “Vorbulla”?

“Vorbulla” është i zhanrit horror, por nuk është horror i shkëputur nga realiteti, siç janë zakonisht. Është horror i vendosur në realitetin e Tiranës së sotme. Kjo është e veçanta e romanit dhe arsyeja se pse po funksionon shumë mirë. Është historia e një ‘sugar baby’, një vajzë që lidhet me burra kryesisht më të rritur, për t’i siguruar një jetë më të mirë. Dhe ka këtë si karrierë…