Aktualitet Bota

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, shuhet aktori i njohur, Charlie Robinson!

Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Charlie Robinson, si pasojë e komplikimeve të kancerit. Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij Dolorita Noonan-Robinson.

Robinson ishte dashuria e jetës sime, burrë, baba dhe gjysh shumë i mirë. Ai ishte me të vërtetë aktor që punonte fort. Kështu që ai mund të fluturonte në lartësi të pabesueshme! Në emër të burrit dhe familjes sime, ju falënderoj që keni qenë pjesë e audiencës.

Rikujtojmë, se Robinson është i njohur për rolet e tij në filmat: “Cannon”,” The White Shadow”,” Lou Grant, St. Elsewhere” dhe “Hill Street Blues”.

Robinson grumbulloi më shumë se 125 role televizive dhe filmi, duke përfshirë një rol mbresëlënës në pesë seri të rregullta gjatë një karriere gjysëm shekullore. Robinson ka luajtur në dhjetëra filma të tjera, ndër ta “Hoovey”, “Secret Santa”, “Sugar Hill”, “Blindfire”, “Even Money” dhe të tjerë.