Hysen Dedja konfirmohet si trajneri i skuadrës së Lushnjes. Presidenti i klubit, Fatos Tushe vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e paraqitur dje nga tekniku, pas rezultateve negative të Lushnjes në kampionat. Gjithashtu, Tushe iu kërkoi futbollistëve të respektojnë kampionatin e të mos neglizhojnë. Pas 19 javësh kampionat, Lushnja është në vendin e fundit të klasifikimit, me vetëm 10 pikë, shumë pranë rënies nga kategoria.