I vodhi një tregtareje çantën me rreth 47 milion lekë, pranga një 46 vjeçari nga Elbasani, i dënuar disa herë për vjedhje. Nga kontrollet në banesë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, atij iu gjet dhe sekuestrua shuma e grabitur brenda një automjeti të parkuar në zonën e Medresesë në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi zyrtar policor:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.4, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.
Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro,dollar e lekë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
46-vjeçari, i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen rreth 45 milion lekë, (një pjesë në euro dhe dollarë) që ky shtetas kishte vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash (rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
G. T(M)., 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.
Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
