Imzot George Frendo, arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit mori nënshtetësinë shqiptare. Dekretin, Presidenti Ilir Meta ia dorëzoi në një ditë të veçantë, pikërisht në 25 vjetorin e vizitës së Papa Gjon Pali II në Shqipëri. George Frendo arbëresh i Italisë, u emërua arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit me 17 nëntor 2016 pas ndarjes nga jeta e Imzot Rrok Mirditës.