Katërmujori i parë i këtij viti shënon tetë viktima më pak nga aksidentet rrugore krahasuar me një vit më parë. INSTAT në raportin e fundit lidhur me sigurinë në rrugë konstaton se gjatë muajit Prill 2018, numri i të aksidentuarve është 168 persona, nga 190 që ishte një vit më parë. Ndërkohë deri në muajin prilli të këtij viti 85 për qind e aksidenteve rrugore kanë pasur si shkak sjelljen e drejtuesve të mjeteve.