INSTAT publikoi sot raportin për papunësinë ku konfirmoi trendin pozitiv të shtimit të vendeve të punës. Sipas të dhënave zyrtare, ulja e papunësisë renditet në nivelin më të ulët historik që prej vitit 2007, 12.5%. Por vendi ynë mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek moshat e reja. Ndërkaq Ministri i Financave Arben Ahmetaj theksoi se kryesojmë në Ballkan për numrin më të lartë të të punësuarëve.