Aktualitet

INSTAT: Rënia e euros ngadalëson rritjen e eksporteve në prill!

Rënia e euros dhe dollarit ka ndadalësuar rritjen e eksporteve gjatë muajit prill. Sipas të dhënave të INSTAT, në prill eksportet u rritën me 11.2%, që është ritmi më i ulët i muajve të parë të 2018-s. Në janar, rritja e eksporteve me bazë vjetore ishte 23.6%. Goditjen më të madhe e kanë pësuar sipërmarrjet e tekstileve. Kompanitë vendase shprehen se për të amortizuar këtë rënie të të ardhurave, janë të detyruar të reduktojnë të stafin.