Showbiz

Irina Shayk thyen heshtjen rreth ndarjes nga Bradley Cooper

Modelja e famshme Ruse, Irina Shayk më në fund ka vendosur të flasë për ndarjen nga aktori Bradley Cooper.

Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, ajo tregoi se ndarja nuk e ka shkatërruar idealin e saj. Ajo beson tek martesa dhe dëshiron ta përjetojë atë në të ardhmen.

Irina rrëfeu se askush nuk e kupton jetën e saj. Për të, të gjithë janë thjesht kuriozë dhe kurioziteti i tepërt të bën të hamendësosh situata të cilat në të vërtetë nuk ekzistojnë.

Ajo është një grua dhe një nënë e lumtur e cila ka plane të mëdha për të ardhmen e saj.