Në Itali, policia arrestoi dy shqiptarë të moshave 21 dhe 36-vjeç që në apartamentin e tyre kishin fshehur 56 gram kokainë dhe peshore me saktësi të lartë, bashkë me mijëra euro. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një operacion policor në Perugia. Dy të rinjtë u denoncuan nga banorët e zonës, të shqetësuar për hyrje-daljet e klientëve.