Në Itali, zbardhet vrasja e 20-vjeçares shqiptare Anxhela Meçani. Policia arrestoi një shtetas italian në provincën e Cuneo-s. Dyshimet janë se i ndaluari i kërkoi shërbime seksuale vajzës e pasi refuzoi ta paguante e hodhi nga automjeti i tij, në një autostradë pranë Torinos. E reja ndërroi jetë në spital, pak ditë më parë. Policia italiane sekuestroi makinën e autorit të dyshuar dhe vijon hetimet.