Italia rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, nëse as sot nuk ka konsensus mes palëve për krijimin e Qeverisë. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella po zhvillon takime me përfaqësues të partive. Zgjedhjet e parakohshme të 4 Marsit, nuk e zgjidhën ngërçin. Lëvizja “5 Yjet”, që e vetme siguroi 33% të votave, synon marrëveshje me Lega Nord, por pa Forza Italia-n e Silvio Berlusconi-t, me të cilën Lega hyri në koalicion parazgjedhor. Nëse bisedimet dështojnë, Mattarella mund të kërkojë Qeveri tranzicioni.