Presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov njoftoi se nuk do ta mbështesë dhe nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë për emrin. Ai shtoi se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare. Presidenti tha se procesi i negociatave ka qenë jo-transparent kurse Qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët tjerë në vend.