Izet Haxhia kërkon të rihapet çështja e Azem Hajdarit. I dënuar me 25 vjet në mungesë, si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari në shtator të vitit 1998, Haxhia pretendon se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë. Brenda 1 jave, kërkesa do të hidhet në short nga Gjykata Penale e Tiranës. Haxhia u ekstradua nga Turqia pasi iu vetëdorëzua autoriteteve turke, me qëllim ekstradimin në Shqipëri dhe rigjykimin e Çështjes “Hajdari”.