Gossip Sport

Jashtë pritshmërive! Reagimi i trajnerit të Anglisë pas golit të parë të Shaw, virale!

Gareth Southgate ishte personi me qetësinë më të madhe kur Anglia shënoi ndaj Italisë në finale të “Euro 2020”. “Tre Luanët” patën një start që ndoshta nuk e kishin menduar as në ëndërr, duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutash lojë.

Anglia bëri një fillim ëndërrues të finales së parë të tyre në Kampionatin Evropian ndërsa Luke Shaw bëri që Wembley të brohoriste nga festimet, sidomos nga tifozët e “Tre Luanëve”. Aksioni i mbrojtësit të majtë të Manchester United ishte 1 minutë e 57 sekonda.

Southgate e duartrokiti me qetësi atë gol të anëtarit të Manchester United, derisa të tjerët kishin shpërthyer në festë. Më i qetë se ç’pritej, nuk mendoni edhe ju kështu?!

Rikujtojmë, se Italia u shpall Kampione e Europës në futboll pasi mundi me penallti Anglinë në Wembley të Londrës. Tifozët anglezë nuk e kapërdinë dot disfatën në finalen e “Euro 2020” dhe pritën disa tifozë italianë gjatë daljes së Wembley-t për t’i dhunuar.