Rajoni

Javën e ardhshme takimi Zaev-Tsipras

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se takimi i ardhshëm me kryeministrin grek Alexis Tsipras nuk do të sjellë një marrëveshje konkrete për çështjen së emrit. Zaev thotë se në takimin e Sofjes që pritet të mbahet më 17 maj do të bëhet një përmbledhje e asaj çfarë është biseduar deri më tani mes dy vendeve. Gjithashtu do të jepen drejtime për hapat e mëtejshëm.