Gossip Showbiz

Jessica Chastain regjistrohet në Harvard: “Nuk dua të bëhem politikane, dua të luftoj…”

Aktorja dhe producentja e njohur amerikane, Jessica Chastain (48), ka zbuluar se është regjistruar në Universitetin prestigjioz të Harvardit për të ndjekur një master në administratë publike.

Lajmin ajo e bëri publik gjatë një interviste në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, ku theksoi se ndonëse shumë persona menduan se synimi i saj ishte politika, arsyeja është e kundërt:

Në këtë program marrin pjesë njerëz nga e gjithë bota dhe ka shumë politikanë të ardhshëm. Unë nuk jam atje për të qenë politikane. Jam atje për të luftuar politikanët.

E diplomuar më herët në Shkollën Juilliard dhe e nderuar me një doktoraturë nderi në vitin 2024, Chastain tha se për të ishte një emocion i veçantë të ndiqte lëndë të vështira në Harvard, pasi vjen nga një familje ku askush nuk kishte ndjekur më parë studime të larta.

Mendoja se nuk isha mjaftueshëm e zgjuar dhe se shkolla nuk ishte për mua, por e dua këtë përvojë

-u shpreh ajo.

Sa i përket reagimit të bashkëstudentëve, fituesja e Oscar-it zbuloi se edhe pse në fillim pati disa selfie, më pas gjithçka u kthye në një atmosferë normale.

Ajo ndau edhe një moment të veçantë me një shoqe kursi nga India, e cila pas disa javësh i tha me sinqeritet:

Më thanë që je aktore… e di që je shumë e rëndësishme.