Nga peizazhet e egra të Maremmas në Toskanën e jugut deri në dritat e skenës në Cremona, lopa qumështore Toc-Farm Havenofear Ria sapo është kurorëzuar si lopa më e bukur e Evropës në një nga panairet më prestigjioze të blegtorisë në kontinent. Pas këtij titulli nuk fshihet thjesht një “fytyrë e bukur”, por dekada të tëra pune nga një fermë familjare në Marina di Grosseto.
Përzgjedhja e linjave të gjakut, kujdesi i përditshëm për kafshët dhe përkushtimi i brezave të një familjeje kanë kthyer një cep të qetë të Toskanës në një pikë referimi për blegtorinë europiane. Ky sukses është një tjetër kujtesë se ekselenca italiane nuk gjendet vetëm në modë, art apo gastronomi, por edhe në arat, stallat dhe traditat rurale që shumica e udhëtarëve as nuk i shohin. Një triumf i vogël nga fshati italian, që tregon madhështinë e punës së heshtur.
Një sondazh i fundiit ka zbuluar se 7 % e amerikanëve ende mendojnë se qumështi me çokollatë del direkt nga një lopë kafe. Nëse e shumëzoni atë, janë 16.4 milionë njerëz në mbarë vendin që mendojnë se milkshake me çokollatë mund të pihet drejtpërdrejt nga lopa, raporton ‘Food and Wine’.
Anketa përfaqësuese kombëtare bëhet më alarmante. 48% e të anketuarve pranuan se nuk ishin të sigurt se nga vjen qumështi me çokollatë. Nëse kjo është e vërtetë në të gjithë vendin në përgjithësi, kjo do të ishte 154,272,000 votues të mundshëm që nuk janë mjaft të sigurt për prejardhjen e qumështit me çokollatë.