Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez kriset me skuadrën spanjolle, që refuzoi 150 milion euro nga Reali. Alvarez dëshiron të largohet nga Atletico Madrid. Pas fitores së Argjentinës kundër Austrisë, që kurorëzoi Messi-n si mbret të golave botërorë, ai deklaroi se dëshiron të ndryshojë skuadër.
Ndoshta nuk është ky momenti i duhur për të folur, por jam një njeri i ndershëm dhe ia kam bërë të ditur qëndrimin tim klubit. Kam shumë respekt për tifozët dhe klubin, por besoj se është momenti më i përshtatshëm për të gjithë që të bëhet ky transferim në verë. Nuk mund të fshihem, dua të realizoj një ëndërr.
Deklarata vjen pak ditë pas ofertës 150 milion euro të Realit, e refuzuar nga Atletico. Po tani, çfarë mund të ndodhë. Skuadra tjetër që ka bërë një propozim është Barcelona, por edhe në këtë rast nuk ka hapje bisedimesh.
Kush do Alvarez, thonë tek Atletico, duhet të paguajë klauzolën 500 milion euro.
Ka shumë nga ata që mendojnë se kjo histori do të shkojë në gjykatë, sepse në teori nuk mund të kontaktohet një futbollist që është në kontratë, pa autorizimin e skuadrës që ka kartonin e tij.
Botërori i Alvarez-it duket i ngadaltë. Pas një muaji me dhimbje në kavilje, ai ka luajtur pak në vend të Lautaro Martinez-in, pa mundur të lërë gjurmë.
Ndoshta trajneri Scaloni e aktivizon titullar kundër Jordanisë në ndeshjen e fundit në grup, pasi kualifikimi është siguruar.
Alvarez nuk duket i njëjti me 4 vjet më parë, kur ishte mes protagonistëve të titullit që argjentinasit e prisnin prej 36 vitesh.