Rajoni

Juncker: Emri i Maqedonisë duhet të zgjidhet urgjentisht

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet urgjentisht. Gjatë një vizite në Athinë, zyrtari i lartë iu drejtua me një fjalim deputetëve në Parlamentin Grek. Juncker theksoi se “Nuk duhet të përsëriten tragjeditë e ndodhura gjatë viteve ‘90 në Ballkan”, si dhe tërhoqi vëmendjen kur tha se shtetet e Ballkanit, përpara se të hyjnë në Bashkimin Evropian, duhet të zgjidhin problemet e tyre kufitare.