Showbiz

Ka luajtur mbi 80 filma, aktori hollivudian në gjendje të rëndë shëndetësore

Mësohet se aktori legjendar hollivudian Alain Delon është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar hemorragji cerebrale.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur djali i tij i madh Anthony i cili tregoi se 83-vjeçari i është nënshtruar një operacioni të vështirë në Zvicër ku momentalisht po mbahet nën kontroll të rreptë nga mjekët.

Alain Delon ka luajtur mbi 80 filma në hollivud si; “Zorro”, “The Red Circle”, “The Eclipse”, “Purple Noon”, “The Sicilian Clan” e shumë të tjera.