Aktualitet

Kamioni përplaset me makinën në aksin Prizren – Suharekë! Ndërrojnë jetë 2 shqiptare, emra të njohur në fushën e biznesit!

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prizren – Suharekë, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Përplasja e një kamioni me targa të Kosovës me një makinë me targa shqiptare ka sjellë vdekjen e drejtueses e kësaj të fundit dhe pasagjeres, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi tjetër.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere).

Sipas drejtorit të Emergjencës në QKUK, Naser Syla, 32 vjeçarja kishte mbërritur pa shenja jete në spital.

LEXO EDHE: Gërmimet me buldozer në Parkun Arkeologjik në Finiq, studiuesi Auron Tare: Doli në pah sëmundja e rëndë që ka kapluar trashëgiminë tonë kombëtare!

Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

LEXO EDHE: Balluku, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për ankimin e Qeverisë. Ja si votuan gjyqtarët!

Policia e Kosovës u bën apel të gjithëve që të respektojnë rregullat rrugore dhe të shtojnë kujdesin, sidomos për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Aktualisht, akset rrugore të rajonit të Prizrenit janë nën ndikimin e mjegullës së dendur dhe lagështisë, të cilat mund të ulin dukshëm shikueshmërinë dhe kontrollin e mjeteve.