Showbiz

Kanye West dhe Kim Kardashian do të bëhen prindër për herë të 4-t!

Fillimin e një viti të ri askush nuk e bën më të mbarë se sa një fëmijë dhe pikërisht këtë kanë vendosur të bëjnë edhe Kanye West e Kim Kardashian.

Dyshja kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të 4-t duke theksuar se gjithmonë kanë dashur të kenë një familje të madhe me shumë fëmijë dhe janë mëse gati ta zgjerojnë atë.

Ashtu si Chicago, edhe fëmija tjetër i tyre do të vijë në jetë në mënyrë surrogate nga e njejta nënë që ka mbajtur edhe vogëlushja.

Përflitet se fëmija i 4-t i çiftit të famshëm është djalë dhe pritet të lindë në muajin maj. Kim Kardashian e ka të pamundur të ketë një shtatzëni për shkak të komlikacioneve që thuajse i morën jetën kur lindi djalin e saj Saint.